Departamenti Evropian për Siguri dhe Informacion (DESI) ka bërë me dije se kanë pranuar informacion të besueshëm se lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, është ndaluar nga forcat e bashkuara siriane dhe ruse.
Në një njoftim për media të lëshuar të martën, zyra për media e Sekretarit të Përgjithshëm të DESI-t ka thënë se deri te ky moment ka ardhur pasi al-Baghdadi është detyruar të del nga Mosuli pasi forcat irakiane kanë avancuar në provincë, raporton “thebaghdadpost”.
Zyra për media ka theksuar se do të mbajnë sekrete detajet e këtij informacioni deri në konfirmim të mëtejmë, transmeton Koha.net.
Kjo zyrë po ashtu ka theksuar se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të përdorë këtë informatë për të goditur kredibilitetin e SHBA-së në luftën kundër terrorizmit në konventën e ardhshme në Gjenevë.
-
Udhëheqësi i lartë i ISIS-it vritet nga forcat amerikane dhe nigeriane
-
Siria raporton “arratisje masive” nga kampi të familjarëve të lidhur me ISIS-in
-
Siria njofton arratisjen nga burgu të 120 anëtarëve të Shtetit Islamik
-
Turqia arreston edhe mbi 350 anëtarë të dyshuar të ISIS-it
-
Hysri Selimi akuzohet se me urdhër të BIA-s iu bashkua ISIS-it