Disa ditë pasi parlamenti iranian votoi në mënyrë unanime për t’i shpallur forcat amerikane “terroriste”, presidenti i vendit Hassan Rouhani ka nënshkruar një projektligj që e përcakton Pentagonin dhe “të gjitha degët e tij” si organizata terroriste, ka raportuar agjencia shtetërore iraniane e lajmeve “Press TV”, transmeton CNN.
“Parlamenti i Iranit kaloi versionin fillestar të ligjit qysh në prill, i cili e përcaktonte Komandën Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) organizatë terroriste pasi SHBA-ja e futi në listën e zezë Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC)”, ka thënë Press TV, transmeton Koha.net.
Përcaktimi më i fundit i Iranit erdhi pas një rundi të ri sanksionesh të SHBA-së dhe pas vrasjes së komandantit të Përgjithshëm të IRGC-së, Qasem Soleimani, më 3 janar.
-
Parlamenti i Iranit e klasifikon ushtrinë amerikane si “terroriste”
-
SHBA-ja shpall IRGC-në organizatë terroriste, Irani i kundërpërgjigjet duke shpall ushtrinë amerikane terroriste
-
Irani thotë se i konsideron ushtritë e BE-së si organizata terroriste
-
SHBA-ja pritet ta shpallë Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste
-
SHBA-ja nis sulmin ndaj Iranit për rrëzimin e helikopterit "Apache"