Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Më shumë se 5 mijë hektarë tokë digjen në New Jersey

Një pjesë e madhe e parkut Garden State Parkway të Nju-Xhersit është rihapur të premten, teksa zjarrfikësit janë angazhuar për ta lokalizuar zjarrin e madh që ka djegur më shumë se 5 mijë hektarë.

Zjarri shpërtheu natën e së mërkurës në pyllin shtetëror të Bass River, përgjatë kufirit të qarqeve Burlington dhe Oqeanit në jug të Nju Xhersit.

Më shumë se 50 për qind e zjarrit është lokalizuar dhe nuk kërcënon infrastrukturën apo zonat e banimit, ka njoftuar Shërbimi i Zjarrfikësve të New Jerseyt.

Rreth 40 persona u evakuuan të enjten nga zona e kampingut si masë paraprake dhe kjo zonë ka mbetur e mbyllur edhe gjatë fundjavës.

Autoritetet po punojnë përcaktuar shkakun e zjarrit.

Edhe Evakuohen mbi 10,000 njerëz në Francë si pasojë e një zjarri masiv Botë Evakuohen mbi 10,000 njerëz në Francë si pasojë e një zjarri masiv

Një tjetër zjarr, që ka djegur 158 hektarë, ka nisur të përhapet nga e hëna në mbrëmje në zonën e menaxhimit të kafshëve të egra White Oaks në qytezat Monroe dhe Franklin.

Mirëpo nga ky zjarr nuk janë shkaktuar dëme të mëdha.