Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Më shumë se 30 mijë të vdekur nga koronavirusi në Itali

Italia të premten është bërë shteti i tretë në botë që ka kaluar shifrën e 30 mijë vdekjeve si pasojë e koronavirusit, duke raportuar 243 raste të reja me fatalitet, një ulje në krahasim me 274 sa ishte një ditë më parë.

Numri total i vdekjeve në Itali që nga shpërthimi i virusit në shkurt tani është 30201, ka bërë të ditur Agjencia për Mbrojtjen Civile në Itali. Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania kanë më shumë vdekje nga virusi.

Numri i rasteve të reja me infeksion të premten ishte 1327, rënie nga 1401 sa ishte të enjten. Totali i rasteve të konfirmuara në Itali është 217185, që paraqet vendin e tretë pas SHBA-së e Spanjës.

Të premten ka rënë për gati dymijë numri i atyre që janë të sëmurë me Covid-19.