Tel Aviv, 8 janar – Me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të kampit shfarosës të Aushvicit, 40 presidentë, kryeministra dhe përfaqësues të shtëpive mbretërore nga Europa, Amerika e Veriut dhe Australia do të marrin pjesë në edicionin e pestë të Forumit Botëror mbi Holokaustin të organizuar nga muzeu ”Yad vaShem” në Jeruzalem me temë ”Kujtoni Holokaustin, luftoni antisemitizmin”.
Në mesin e atyre që kanë konfirmuar praninë ndodhen figura të spikatura të shteteve si presidenti italian Sergio Mattarella, presidenti francez, Emmanuel Macron, princi Charles, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s.
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, i cili ka qenë i ftuar, për momentin nuk duket se synon të marrë pjesë.
“Është e papranueshme që presidenti Putin është ftuar të flasë në event, ndërsa presidenti Duda jo, duke qenë se kërkesa është bërë katër muaj më parë”, theksoi ambasadori polak në Izrael, Marek Magierowsky.
-
Forumi i 5-të i Holokaustit, takohen në Jerusalem udhëheqësit botërorë pa presidentin polak
-
Të mbijetuarit e Aushvicit paralajmërojnë për rritjen e antisemitizmit nëpër botë
-
Shënohet 80-vjetori i çlirimit të Aushvicit, liderë botërorë marrin pjesë në ceremoni
-
Polonia synon t'i ofrojë mbrojtje Netanyahut që të mund të marrë pjesë në përvjetorin e Aushvicit
-
Liderët botërorë mblidhen në Zvicër për Ukrainën