Botë

Me motosharrë në Zvicër plagos pesë persona, dy prej tyre rëndë

Pesë persona janë plagosur, dy prej tyre rëndë, në një sulm nga një person në qytetin zviceran Schaffhausen, njoftuan autoritetet zvicerane.

Pjesët qendrore të qytetit në kufirin gjerman janë mbyllur, pasi policia po kërkon për sulmuesin.

Policia dhe ambulancat janë në vendin e ngjarjes derisa helikopterët janë parë duke monitoruara nga ajri, njofton 20min.ch, transmeton KTV. Dyqanet janë mbyllur derisa njerëzve u është thënë të shmangin zonën.

Nëpërmjet një konferencë, policia njoftoi se e ka identifikuar sulmuesin i cili ndodhet në arrati ndërsa ka publikuar edhe disa foto të tij por nuk ka bërë të ditur identitetin. Policia ka përjashtuar mundësin se ky ishte sulm terrorist.

Raportet e pakonfirmuara thonë se sulmuesi përdori sharrë elektrike me zinxhir për ta kryer sulmin. Schaffhausen është kryeqyteti i kantonit zviceran me të njëjtin emër derisa banohet nga 36,000 banorë.