Kryetarja e Këshillit Gjyqësor që udhëheq rastin për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë më 2017, Dobrilla Kacarska, seancën në të cilën do të sillet aktgjykimi e caktoi për më 15 mars.
Kacarska tha se lënda është e madhe, gjegjësisht ka shumë prova duke përfshirë edhe video pamjet që duhet të shqyrtohet në detaje edhe një herë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit, filloi në gusht të vitit të kaluar kundër 33 personave, ndërsa në pajtim me Ligjin për amnisti 15 persona u liruan nga akuzat.
Në bankën e të akuzuarve mbetën: Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski-Levi, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Oliver Radulov, Igor Durllovski, Jane Çento, Igor Jug, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, Nikola Mitrevski-Koljo, Mladen Dodevski, Gorançe Angelovski, Vlatko Trajkovski dhe Villiam Mihajlovski, të cilët ngarkohen për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.
-
15 të amnistuar deri tani për dhunën në Kuvendin maqedonas
-
Në Shkup ka vazhduar seanca gjyqësore për dhunën në Kuvend
-
Ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Maqedoni, dëshmi mbi brishtësinë e shtetit juridik
-
Të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit kërkojnë nga Ivanovi që t’i falë
-
“27 prilli” – të akuzuarit dënohen me 211 vjet burg