Prokurorja më e lartë e shtetit në Suedi ka mbyllur hetimet pas gati shtatë vitesh, kundër themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i cili dyshohej për përdhunim.
Autoriteti i Prokurorisë suedeze tha në një deklaratë të premten se Marianne Ny “ka vendosur të mos vazhdojë hetimet.”
Assange u strehua ne ambasadën e Ekuadorit në Londër në vitin 2012, për t’i ikur ekstradimit të tij në Suedi ku do të merrej në pyetje për akuzat për përdhunim nga dy gra.
Ai ka qëndruar atje qysh atëherë, nga frika se nëse arrestohej, do të ekstradohej menjëherë në SHBA-së.
Njoftimi i së premtes nënkupton se Assange nuk është më nën hetime në Suedi. Policia britanike ka thënë më parë se Assagne kërkohet akoma në Britani për dorëzani. Por nuk është e qartë nëse kjo mund të ndryshojë tani që hetimet janë mbyllur.
-
Prokuroria franceze nis hetime lidhur me Epsteinin dhe fton viktimat të flasin
-
Vëllezërit Tate arrestohen në SHBA, Britania kërkon ekstradimin e tyre për akuza të reja
-
Zbulohen rrjete ndërkombëtare burrash që përdorin grupe online për të droguar e përdhunuar gra
-
Gjyqi civil ndaj pasurisë së Michael Jacksonit shtyhet për vitin 2028
-
Bill Gates dëshmon sot për lidhjet e tij të dyshuara me Jeffrey Epstein