Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi një milion nënshkrime në peticionin kundër luftës

Një peticion i nisur kundër luftës në Ukrainë, tashmë ka grumbulluar mbi një milion nënshkrime, nga anëtarë të organizatave e shoqërive civile ruse.

Ndërkohë, peticione nga organizata të ndryshme po nënshkruhen online nga përdorues e persona kundër luftimeve ruse në Ukrainë.

Aktivisti veteran i të drejtave të njeriut, Lev Ponomarev, nisi peticionin “Jo luftës”, e për pak kohë i arriti një milion nënshkrime.

Në faqen ruse të internet ‘we are not alone’, akademikë, gazetarë, artistë, muzikanë e ekonomistë, kanë nënshkruar peticione të tjera kundër luftës. Sipas statistikave, këto peticione janë nënshkruar nga mbi 100 mijë njerëz.

Fushatës së peticioneve u janë bashkuar shkrimtari dhe gazetari Mikhail Zygar e regjisori Yury Dud, duke bërë thirrje për nënshkrim.

"Ne duam që ju ta dini se mësuësit, laureatët e 'Nobelit', mjekët, dizajnerët, gazetarët, arkitektët, shkrimtarët, inovatorët dhe njerëz nga i gjithë vendi janë me ju", thuhet në hyrje në faqes së internetit të këtij peticioni.

Artikuj të ngjashëm