Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 90% e kurdëve votuan për pavarësimin e Kurdistanit

Kanë dalë rezultatet e para nga referendumi për pavarësi i popullatës kurde në Irak.

Sipas rezultateve populli kurd ka votuar për t’u ndarë nga Iraku e për të formuar një shtet të pavarur që më shumë mundësi do të quhet Kurdistan, shkruan albeu.com.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas numërimit të votave del se mbi 90% e votuesve kanë votuar pro referendumit. E megjithatë vlen të theksohet se procesi i numërimit po vazhdon.

Referandumi i sotëm u bë në qytetet Erbil, Suleymaniye, Ninova Ovasi, Hanekin, Akre, Gulala, Zaho, Karatepe, Cebare, Soran, Mahmur, Amediye dhe Duhoa.

Nga ana tjetër ushtria turke ka filluar manovra të pvrbashkëta ushtarake me ushtrinë e Irakut. Ende nuk ka sinjale të forta se do të fillojë lufta me popullatën kurde por të gjitha mundësitë janë mbi tavolinë