Raportet e medias shtetërore në Tanzani thonë se së paku 86 njerëz kanë vdekur nga fundosja e tragetit në Liqenin Viktoria.
John Mongella, guvernator i rajonit Muanza të Tanzanisë, tha se së paku 37 vetë i kanë mbijetuar fatkeqësisë në liqenin e rrethuar nga Tanzania, Kenia dhe Uganda.
Dhjetëra të tjerë janë të zhdukur, derisa operacioni i kërkimit vazhdon.
Nuk është ende e qartë se sa njerëz kanë qenë në traget në kohën e incidentit.
Por, të tillët janë shpesh të mbipopulluar me qindra njerëz.
Zyra e Qeverisë së Tanzanisë, përgjegjëse për servisimin e anijeve, tha se trageti po udhëtonte midis Ukaras dhe Bugoloras dhe u fundos pranë Muanzas.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkon mbi 100 numri i të vdekurve në Tanzani
-
Të paktën 29 të vdekur pas fundosjes së anijes në Ugandë
-
Përmbytet anija në Tanzani, 42 të vdekur e qindra të zhdukur
-
Qindra persona të zhdukur pas përmbytjes së anijes në Tanzani
-
Gjashtë të vdekur dhe 97 të shpëtuar nga fundosja e një trageti afër Indonezisë