Rezultatet e dy anketave të ndryshme të mendimit publik në Greqi, të publikuara në gazetat “Kathimerini” dhe “Protothema” tregojnë se 71,7 për qind dhe 74,5 për qind e grekëve nuk pajtohen me një emër ku do të përfshihej termi Maqedoni.
Instituti grek për hulumtim dhe analizë “Dianeosis”, kreu hulumtim me titullin “Çka mendojnë grekët” gjatë periudhës nga 16 janari deri më 5 shkurt, ndërsa njëra nga temat ishte çështja e emrit.
Në anketën e publikuar nga gazeta “Kathimerini”, në pyetjen “A duhet Greqia të pranojë emër të përbërë që përmban termin ‘Maqedoni’?”, ‘Jo’ kanë thënë 71,7 për qind e të anketuarve, shkruan KP.
Në hulumtimin e kryer nga agjencia “Marc”, të publikuar në gazetën “Protothema”, në pyetjen “Qeveria duhet të pranojë përfshirjen e termit ‘Maqedonia’ në emrin e ri të Shkupit ose jo?”, përgjigje negative kanë dhënë 74,5 për qind.
-
Vetëm 22,5% e grekëve pranojnë emrin “Maqedoni”
-
Dy e treta e grekëve kundër marrëveshjes së Prespës
-
Anketa në Maqedoni, mbi 40 për qind e qytetarëve pro emrit të ri të shtetit
-
Sipas sondazheve, shumica në Maqedoni do të votojë “Pro” ndryshimit të emrit
-
Grekët kundër termit “Maqedoni” për emrin e IRJM-së