Pjesëtarë të autoriteteve imigruese amerikane arrestuan mbi 680 persona në operacionet e kaluara. Shtatëdhjetë e pesë prej tyre janë dënuar për krim, deklaroi dje ministri i Sigurisë së Brendshme i SHBA-së, John Kelli.
Ai theksoi se veprat kriminele të realizuar nga imigrantët ilegalë variojnë nga vrasje e deri në drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit.
Keli theksoi se operacionet janë rutinore dhe janë realizuar nga Shërbimi amerikan për kontroll imigrues dhe doganor.
Presidenti amerikan Donald Trump në konferencën për shtyp dje me kryeministrin kanadez Justin Tredau deklaroi se Qeveria "ka kryer punë të shkëlqyeshme me arrestimet e fundit të imigrantëve".
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA dërgon mijëra imigrantë të ndaluar në burgjet federale
-
Trumpi u largon statusin e përkohshëm 532 mijë imigrantëve
-
Trumpi propozon burgim për imigrantët ilegalë në SHBA që nuk regjistrohen
-
SHBA-ja ka filluar dëbimin e imigrantëve për në Guantánamo Bay
-
Trumpi thotë se do t’i dërgojë imigrantët ilegalë në burgun Guantanamo