Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 500 mijë myslimanë të Arakanit janë strehuar në Bangladesh

Gjenevë, 29 shtator - Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), njoftoi se numri i muslimanëve të Arakanit të cilët janë strehuar në Bangladesh duke ikur nga dhuna e nisur më 25 gusht në Mianmar, ka arritur në 501 mijë.

Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë për Refugjatët pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Duniya Aslam Khan, në një deklaratë për AA, tha se numri i muslimanëve të Arakanit në kampet dhe qendrat e përkohshme në afërsi të qytetit Cox's Bazar të Bangladeshit ka arritur në 501 mijë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), Joel Millman, më 26 shtator në një deklaratë për AA kishte theksuar se numri i muslimanëve të Arakanit të strehuar në Bangladesh ka arritur në 480 mijë.

Ndërkohë Komisioneri i Lartë për Refugjatët pranë OKB-së, Filippo Grandi, i cili qëndroi 3 ditë në kampet në Bangladesh, në një konferencë shtypi dje në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, tha se "Mund të them se dhuna me të cilën këto njerëz (Muslimanët e Arakanit) janë përballur është e pashoqe.