Në Maqedoninë e Veriut janë dhënë deri më tani 482.058 doza të vaksinave, derisa 203.856 qytetarë kanë marrë nga dy doza.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë së hënës janë vaksinuar 7.202 qytetarë, dozën e parë e kanë marrë 2.683 qytetarë.
Sipas MSH-së, dozën e parë të vaksinës e kanë marrë rreth 50 për qind e popullsisë mbi moshën 70-vjeçare, 45 për qind e moshës 65-vjeçare dhe 38 për qind e moshës 60 vjeçare.
Numri i personave që kanë aplikuar për vaksinim përmes platformës është 456.607 qytetarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 240 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
-
Mbi 118 mijë të vaksinuar në Maqedoninë e Veriut
-
Në Maqedoni të Veriut nis dhënia e vaksinës së katërt anti-COVID
-
Rreth 2.700 punonjës shëndetësorë vaksinohen në Maqedoninë Veriore
-
Shtatë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit