Më shumë se 220 persona kanë humbur jetën pas një sërë sulmesh të marra përsipër nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik në jug të Sirisë, një prej bilanceve më të rënda që prej fillimit të luftës në vitin 2011.
Bëhet fjalë për sulmet e para të këtyre përmasave të kryera nga Shteti Islamik që prej disa muajsh në vend.
Presidenti, Bachar al-Assad dënoi një krim dhe drejtoi gishtin te vendet e huaja, pa i përmendur ato, duke i akuzuar se po mbështesin ISIS.
“Krimi sot tregon se shtetet që mbështesin terrorizmin po përpiqen të ringjallin organizatat terroriste në mënyrë që t’i përdorin ato si monedhë këmbimi për qëllime politike, por këto përpjekje janë të dështuara”, theksoi Assad në pritje të të dërguarit të presidentit rus, Alexander Lavrentiev, sipas informacioneve të presidencës sirianë në rrjetet sociale.
-
SHBA-ja kryen sulm masiv kundër IS-it në Siri
-
Trumpi zotohet për hakmarrje pas vrasjes së tre amerikanëve në “sulmin e ISIS-it” në Siri
-
Muaj pas rënies së Assadit, familjet e të zhdukurve në Siri ende kërkojnë drejtësi
-
Sirianët po përballen me refuzim azili në Evropë
-
Irani thotë se 200 fëmijë dhe rreth 200 gra janë vrarë që prej nisjes së sulmeve