Të dhënat e gjurmimit detar si dhe mediat shtetërore iraniane njoftuan se mesatarisht 20 deri në 30 anije tregtare dhe cisterna nafte kanë kaluar me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzit brenda 24-orëve.
Lëvizjet e anijeve bëhen nën kushte të rrepta, ku u kërkohet autorizim. Anijet duhet të marrin leje dhe të koordinohen me Marinën e Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC).
Edhe pse ka filluar të ketë fluks të konsiderueshëm të anijeve, ai mbetet një pjesë e vogël e vëllimit para luftës në të cilën kalonin mbi 130 anije në ditë.
Zona është ende shumë e militarizuar. Anijet që përpiqen të kalojnë transit pa u koordinuar me Iranin janë kapur ose janë detyruar të kthehen prapa.
Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara zbatojnë një bllokadë mbi portet iraniane dhe kanë sanksionuar autoritetin e sapokrijuar të ngushticës nga Irani, i cili përpiqet të mbledhë tarifa transiti për kalimin nëpër ngushticë.
-
Irani lejon dhjetëra anije të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit
-
Disa anije të lidhura me Iranin kanë kaluar nëpër Hormuz të martën, pavarësisht bllokadës amerikane
-
60 objektiva të goditura, 18 milionë fuçi nafte të mbrojtura - Dita rekord e SHBA-së në Hormuz
-
S’dorëzohemi përmes diplomacisë, thotë kryeparlamentari iranian
-
Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit