Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 2.800 fluturime anulohen për dy ditë në SHBA shkaku i motit

Linjat ajrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u detyruan të anulonin mbi 2.800 fluturime nga e enjtja deri të premten, pasi moti i ashpër ka përfshirë verilindjen e vendit, shkruan ABC News.

Shumica e anulimeve ndodhën të enjten.

Aeroportet që pësuan më shumë anulime ishin aeroportet e zonës së New Yorkut, Aeroporti Ndërkombëtar Charlotte Douglas dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Boston Logan.

Drejtuesit e linjave ajrore u takuan me Departamentin e Transportit për të diskutuar se si të parandaloheshin vonesa të tilla përpara festës së 4 korrikut.

Kompanive ajrore u është bërë presion që të mbajnë strikt oraret e fluturimeve.