Bota tashmë ka arritur shifrën e 1 milion të infektuarve nga koronavirusi, ndërsa janë shënuar mbi 51 mijë viktima.
Europa regjistron numrin më të lartë të vdekjeve, me Italinë në krye të listës, e ndjekur nga Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përshkallëzimi i pandemisë dhe përhapja e shpejtë globale shqetëson Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
“Ndërsa hyjmë në muajin e katërt që prej shpërthimit të pandemisë, jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e shpejtë dhe përhapjen globale të virusit. Përgjatë 5 javëve të fundit ne kemi dëshmuar rritje të madhe të numrit të rasteve, përhapje në gati çdo vend, territor apo zonë. Numri i viktimave është më shumë se dyfishuar javën e fundit”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.
Kreu i OBSH-së bëri thirrje që më shumë ndihma të orientohen nga shtetet në zhvillim, përfshirë at o në Afrikë dhe Amerikën e Jugut, ku siç tha ai, Covid-19 mund të këtë pasojë serioze sociale, ekonomike dhe politike.
-
Shkon në mbi 30 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në botë
-
Mbi 28,3 milionë të infektuar me COVID-19 në botë, rriten shifrat në Evropë
-
Evropa shënon mbi 1 milion të vdekur nga COVID-19
-
Italia me mbi 2 milionë të prekur me COVID-19
-
Mbi 77 milionë raste dhe rreth 1,7 milionë viktima nga COVID-19 në botë