Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbërrin në 1.441 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali

Foto: Reuters

Numri i të vdekurve nga epidemia e koronavirusit në Itali ka mbërritur në 1.441 të shtunën, një rritje prej pothuajse 14 për qind, krahasuar me një ditë më parë, kur ishte raportuar për 1.266 viktima, ka bërë të ditur Autoriteti Italian i Mbrojtjes Civile.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është ngritur në 21.157 nga 14.660, kanë bërë të ditur zyrtarët italianë, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Italia mbetet shteti më i prekur në Evropë nga koronavirusi.

Autoriteti italian i Mbrojtjes Civile ka bërë po ashtu të ditur se 1.966 pacientë janë shëruar nga sëmundja, derisa numri i pacientëve në repartin intenziv është ngritur në 1.518, krahasuar më 1.328, sa ishin më parë.