Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis deklaroi se kriza e vizave mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ndikon në bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve dhe se Uashingtoni vazhdon të punojë ngushtë me Ankaranë, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, aa.
“Turqia prej dhjetëra vitesh është aleatja jonë në NATO dhe vendi i vetëm i NATO-s ku ka luftime aktive. Ne e vazhdojmë bashkëpunimin dhe kontaktin tonë të afërt me Turqinë”, tha Mattis duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në avion teksa shkonte në Florida.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Turqia është partner i NATO-s dhe ne do të punojmë shumë për të qëndruar së bashku kundër armiqve të përbashkët. Ushtarakisht, ne punojmë shumë mirë së bashku”, theksoi ai.