Tema e shëndetit si e mirë publike i bën jehonë përgjegjësisë shoqërore dhe, në këtë periudhë, detyrës morale dhe qytetare për t’u vaksinuar, tha sot presidenti italian, Sergio Mattarella.
“Vaksinimi është mjeti që komuniteti shkencor na e dorëzoi shpejt për të mposhtur virusin dhe po na lejon të kapërcejmë pasojat jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike dhe sociale”, tha Mattarella. “Le të mos e përmendim lirinë për t’i shpëtuar vaksinimit, sepse kjo përmendje është e barabartë me kërkesën për një licencë për të vënë në rrezik shëndetin e të tjerëve dhe, në disa raste, për të rrezikuar jetën e të tjerëve”.
Mattarella vuri, gjithashtu, në dukje se të dhënat e rimëkëmbjes ekonomike janë të një natyre jashtëzakonisht pozitive, duke theksuar se “kjo është e mundur, sepse ne po luftojmë pandeminë me sjellje të përgjegjshme, me vaksinim, me maturi që nuk bie ndesh me normalitetin e jetës”./KSP
-
Rama vaksinohet me dozën e tretë: Administrata nuk do të shkojë në punë pa vaksinë
-
Italia pritet ta bëjë obligues vaksinimin kundër COVID-19
-
Italia i obligon punëtorët shëndetësorë që të vaksinohen
-
Italia paralajmëron lehtësim të masave anti-COVID
-
Italia e bën vaksinimin të detyrueshëm për personat mbi 50 vjeç