Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Masakrohet para shtëpisë së tij kritiku i Putinit

Një bloger dhe prezantues në radio, i njohur si kritik i Putin, është rrahur para shtëpisë së tij.

Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” raporton se Yegor Zhukov dyshon se ka pësuar një "dëmtim traumatik të trurit" pasi u sulmua mbrëmjen e kaluar.

Kanali i mbështetësve të tij “Tem Zhukov” raporton se dy persona të panjohur, që ishin fshehur në një skuter, rrahën brutalisht Zhukovin afër shtëpisë së tij.

Incidenti i fundit pason lajmet e javës së kaluar se politikani i opozitës ruse Alexei Navalny ishte helmuar gjatë një fluturimi.

Ai u ndje keq gjatë rrugës për në Moskë dhe u largua duke bërtitur nga dhimbja, ndërsa piloti bëri një ulje emergjente në Siberi. “Putini është i vendosur që të heshtë kritikët e tij”, pretendon disidenti rus Bill Browder.{gallery}

Artikuj të ngjashëm