Stamboll, 13 korrik – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se ai mendon se marshimi pro demokracisë që sapo përfundoi ishte organizuar për të mbështetur grupet terroriste, duke vazhduar me kritikat e tij kundër kësaj proteste.
Kemal Kilicdaroglu, lideri i forcës së parë opozitare në Turqi, Partia Republikane e Popullit, drejtoi një marshim prej 400 kilometrash, një udhëtim prej 25 ditësh nga Ankaraja deri në Stamboll.
“Marshimi përfundoi me një manifestim masiv që mblodhi më shumë se 1,5 milionë njerëz”, sipas Partisë Republikane të Popullit.
Gjatë këtij marshimi nuk u sinjalizua asnjë incident, as në manifestimin në Stamboll.
Erdogani i krahasoi pjesëmarrësit në këtë marshim me “ata që ecin 450 kilometra për terroristët”.
Edhe
Protesta në Stamboll në mbështetje të liderit të arrestuar të opozitës, Ekrem Imamoglu
Madje presidenti paralajmëroi Kilicdaroglu-në se “ai nuk do të jetë më në gjendje të dalë në rrugë nëse vazhdon të thërrasë njerëzit në manifestime”.
Nga ana tjetër kërkoi që ata që janë pastruar nga dyshimet për lidhjet me grushtin e shtetit të lejohen të rikthehen në punët e tyre, si dhe lirimin e gazetarëve të burgosur.
-
Presidenti “i fortë” - luftë ndaj korrupsionit apo ndaj zërit opozitar
-
Ish-drejtuesi i partisë kryesore opozitare turke zotohet ta sfidojë Erdoganin me parti të re
-
Trumpi thotë se do të shkojë në takimin e NATO-s në Ankara vetëm për Erdoganin
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara