Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Marrëveshje PE-KE-BE për reformën e punësimit brenda unionit

Bruksel, 1 mars – Negociatorët e Parlamentit Europian, të Këshillit që përfaqëson 28 vendet e BE-së dhe komisionerja europiane për Çështjet Sociale njoftuan sot se kishin rënë dakord për reformën e punësimit të lirë brenda vendeve të BE-së.

“Ne mendojmë se paketa për një marrëveshje që ne propozojmë është e ekuilibruar”, njoftuan ata në një komunikatë duke kapërcyer një etapë vendimtare për këtë reformë që Franca e mbështet fort.

Punësimi i lirë i punonjësve, që u mundëson europianëve të punojnë edhe në një vend tjetër të BE-së, përveçse vendit të tyre duke kontribuar në sistemin e sigurisë sociale të vendit të tyre të origjinës, ka qenë një çështje emblematike e fushatës presidenciale franceze.

Kjo marrëveshje e arritur në mesnatë mes negociatorëve të të tre institucioneve europiane është etapë e nevojshme për të rënë dakord për një tekst përfundimtar të reformës.

Kjo ndodhi menjëherë pas marrëveshjes së 23 tetorit mes 28 ministrave të Punës dhe Çështjevve Sociale të BE-së, kosnideruar në atë kohë si një fitore nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Artikuj të ngjashëm