Marina e Indonezisë të shtunën ka deklaruar se nëndetësja e saj e zhdukur është fundosur dhe është çarë, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë 53 anëtarëve të ekuipazhit në bord, pasi gjetën gjësende nga nëndetësja gjatë dy ditëve të fundit.
Shefi i ushtrisë Hadi Tjahjanto ka thënë se prania e rrjedhjes së vajit si edhe mbeturina afër zonës ku së fundi u zhyt nëndetësja në ishullin e Balit, ishin prova të qarta të fundosjes së saj. Indonezia deri tash po e konsideronte nëndetësen vetëm di të zhdukur.
Shefi i marinës, Yudo Margono, ka thënë se çarja ndodhi gradualisht në disa pjesë derisa po shkonte poshtë, duke mohuar mundësinë të ketë pasur ndonjë shpërthim. Ai tha se nëse do të kishte shpërthim, ai do të dëgjohej, raporton AP.
Margono ka thënë se gjësendet të cilat i kanë gjetur e që besohet të jenë nga nëndetësja, kanë lëvizur nga “nëndetëse e zhdukur” në fazën “nëndetëse e fundosur”. Ai ka shtuar se ende nuk është gjetur ndonjë nga trupat e ekuipazhit
-
Nëndetësja indoneziane gjendet e ndarë në tri copa, 53 anëtarët e ekuipazhit janë të vdekur
-
Marina ushtarake indoneziane ka gjetur një objekt që i takon nëndetëses së zhdukur
-
SHBA-ja ndihmon Indonezinë për ta gjetur nëndetësen e zhdukur
-
Nëndetësja e zhdukur në Indonezi ka oksigjen edhe tri ditë
-
Nëndetësja indoneziane me 53 persona në bord zhduket në ujërat e ishullit Bali