Policia e Maqedonisë thotë se shefi i dënuar i prostitucionit, Dilaver Bojku, që i ka detyruar qindra femra nga disa vende ballkanike që të merren me prostitucion, është vrarë nga një person i panjohur, raporton agjencia AP nga Shkupi.
Dilaver Bojkiu, 55 vjeçar, është qëlluar në kokë nga afërsia parmbrëmë vonë në qytetin jugor, Strugë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i policisë, Stefan Dimoski, i tha dje kësaj agjencie se personi i armatosur ka ikur.
Bojku ishte organizator i dënuar i prostitucionit, por në vitin 2003 ia doli të ikte nga burgu në Strugë.
Qeveria amerikane ka ofruar shpërblim për informacion, që mund të çonte në arrestimin e tij dhe ai së shpejti është burgosur në Mal të Zi, prej nga ai kishte planifikuar të fluturonte për në Brazil.
Në fund të vitit 2003 ai u ekstradua në Maqedoni dhe u dënua me 3 vjet e tetë muaj burg.
Pasi e vuajti dënimin, Dilaver Bojku u kthye në Strugë ku e udhëhiqte një restorant.