Rritja ekonomike e parashikuar në 3.6% në vitin 2016- të, u krijua nga konsumi dhe investimet. Në vitin 2017 parashikohet 3.9% nga investimet publike dhe konsumi.
Rritja ekonomike krijojë punësim dhe zvogëloi varfërinë në vitin 2016, megjithatë nevojitet përmirësim.
Kështu tha menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, gjatë një konference për media ku u prezantua raporti më i ri ekonomik i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.
Ai shtoi se Kosova ka rritjen ekonomike më të madhe në rajon, transmeton kp.
Raporti i Rregullt Ekonomik mbulon zhvillimet, gjasat dhe politikat ekonomike në Kosovë dhe në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Hartohet dy herë në vit nga ekonomistët e Bankës Botërore që punojnë në vendet e rajonit.
-
Banka Botërore: Ngadalësohet zhvillimi ekonomik në Kosovë
-
Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kosovës, 3.8 për qind
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike 3.8%, të punësuar vetëm 37% e të aftëve për punë
-
Ekonomistët: Rritja ekonomike nuk përcillet me zhvillim ekonomik
-
Diaspora ndihmon Kosovën të dalë e para në Ballkanin Perëndimor për rritje ekonomike