Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Maltezët insistojnë në dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit

Dhjetëra aktivistë kanë hyrë në objektin e kryeministrisë së Maltës për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Joseph Muscat, për shkak të zhvillimeve rreth vrasjes së gazetares Daphne Caruana Galizia.

Rreth 40 aktivistë zunë në befasi policinë dhe ushtrinë në momentin kur nga një hyrje dytësore zaptuan objektin e kryeministrisë në Valleta, transmeton KTV.

Kryeministri Muscat ka njoftuar se do të largohet nga zyra në janarin e vitit 2020, por maltezët po insistojnë që të largohet menjëherë. Situata është përkeqësuar në Maltë në fund të muajit nëntor, kur policia arrestoi ish-shefin e stafit të kryeministrit.

Ai dyshohet se bashkorganizoi vrasjen e gazetares gjatë vitit 2017.