Formacionin ushtarak të mbrojtjes malazeze në vitin 2017 e përbënin 1.769 ushtarë, tregon raporti mbi gjendjen e ushtrisë për vitin e kaluar, që Qeveria e Malit të Zi e miratoi në seancën e fundit.
Sipas të dhënave nga raporti, nga 1.796 pjesëtarë të ushtrisë, prej tyre 237 janë oficerë, 470 nënoficerë, 243 persona civilë, ndërsa 549 ushtarë të angazhuar me kontratë. Në ushtri janë të punësuar 177 gra, prej të cilave 70 gra ushtarë profesioniste, ndërsa 107 gra janë persona civilë në shërbim të ushtrisë.
“Mosha mesatare e personave të punësuar në ushtri është 40 vjeç. Struktura më e pafavorshme e moshës është tek nënoficerët dhe arrin 43 vjeç. Më e favorshme është tek ushtarët me kontratë dhe arrin 32 vjeç”, shtohet në raport.
Lidhur me misionet e jashtme, gjatë vitit 2017 pjesëtarët e ushtrisë së Malit të Zi kanë qenë të angazhuar në katër misione ndërkombëtare.
Është paralajmëruar se Mali i Zi do të dërgojë ushtarë edhe në KFOR, në Kosovë.
-
BE-ja nis hartimin e traktatit të anëtarësimit të Malit të Zi
-
Gjermanët nën 45 vjeç mund të kenë nevojë për miratim ushtarak për qëndrime të gjata jashtë vendit
-
Qindra adoleshentë kroatë paraqiten për shërbimin ushtarak
-
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
-
Polonia me program të ri trajnimi ushtarak, synon 400,000 qytetarë