Mali i Zi është disa javë larg që të arrijë marrëveshje me bankat evropiane e amerikane për të rifinancuar kredinë prej gati një miliard dollarësh, të cilën ky vend e kishte marrë nga Kina për të ndërtuar një autostradë, ka thënë ministri i Ekonomisë, Jakov Milatoviq për Reuters, përcjell gazeta “Vijesti”.
Mali i Zi ka marrë kredi 944 milionë dollarë nga Kina më 2014 për financimin e ndërtimit të 41 kilometrave rrugë. Atëkohë kryeministër ishte presidenti i tashëm, Milo Gjukanoviq.
Rruga ende nuk është kryer dhe tashmë borxhi ndaj Kinës është bërë problem i madh. Më herët është raportuar se Kina mund të marrë një pjesë të bregdetit të Malit të Zi si kompensim për borxhin, njëjtë siç kishte vepruar me Greqinë, duke ia marrë një port detar.
Milatoviq ka thënë se interesi i kredisë kineze është 2 për qind dhe se shpreson që kredia e re nga Evropa apo SHBA-ja të ketë kamatë nën 1 për qind.
-
Udhëtimi i kushtueshëm në rrugën e Malit të Zi që shpie nga “askundi në askund”
-
Kina mund t'i marrë tokë Malit të Zi për shkak të mospagesës së kredisë
-
Kina mund t’ia marrë Malit të Zi një pjesë të bregdetit si kompensim për borxhin
-
Costa thotë se është e rëndësishme që Mali i Zi të bëhet pjesë e BE-së deri më 2028
-
Presidenti i Malit të Zi kthen ligjin që i hapte rrugë dhënies së Plazhit të Madh të Ulqinit