Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mali i Zi arreston liderin e bandës kriminale

Policia e Malit të Zi ka arrestuar liderin e supozuar të bandës kriminale i cili ka përhapur frikë dhe gjakderdhje në Ballkan dhe tërë Evropën, thanë zyrtarët të mërkurën.

Zëvendëskryeministri Drian Abazoviq përshëndeti arrestimin e Slobodan Kascelan në qytetin e Kotorrit duke e vlerësuar si suksesin më të madh të forcës policore në 10 vjetët e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kascelan u arrestua për dyshimin e organizimit të grupit kriminal, përgjegjës se ka kryer dhe që po planifikonte më shumë veprime kriminale serioze.

Kascelan supozohet të jetë udhëheqësi i klanit kriminal i cili prej vitit 2015 është përfshirë në luftën e përgjakshme me bandën rivale në Mal të Zi mbi kontrollin e kontrabandës së kokainës nga Amerika Jugore.

Abazoviqi ka thënë se arrestimi i tij është vetëm fillimi i luftës së qeverisë kundër krimit, shkruan AP.

“Kemi premtuar se Mali i Zi nuk do të sundohet nga mafia dhe tani po përmbushim atë premtim”, ka thënë ai.