Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar të enjten se fuqitë perëndimore janë të gatshme t’i shtojnë sanksionet kundër Rusisë, nëse është e nevojshme.
Macroni e ka bërë këtë deklaratë pas takimit të NATO-s në Bruksel, teksa ka shtuar se po vazhdojnë të përpiqen të detyrojnë palët për një armëpushim, raportoi BBC-ja.
“Këto sanksione kanë ndikim dhe janë të prekshme dhe ne duhet t'i vazhdojmë ato për efektin e tyre bindës”, ka thënë Macron.
Presidenti francez po ashtu ka thënë se Rusia po izolohet në mënyrë të vazhdueshme nga skena botërore.
Ai ka shtuar se është shumë e rëndësishme që të evitohet eskalimi i konfliktit dhe se për këtë arsye NATO ka vendosur ta mbështesë Ukrainën.
Artikuj të ngjashëm