Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se luftimi i terrorizmit nuk nënkupton ta bësh rrafsh Gazën ose të sulmosh popullatën civile.
Ndërsa njeh të drejtën e Izraelit për tu mbrojtur, ai bëri thirrje për mbrojtje të civilëve dhe një pakti që çon në armëpushim humanitar.
“Nuk mund të lejojmë të zërë rrënjë ideja se një luftë efikase kundër terrorizmit nënkupton rrafshimin e Gazës ose sulmin e popullatës civile pa dallim”, ka thënë ai në një intervistë për “France 5”.
Lideri francez i ka bërë thirrje Izraelit “të ndalojë përgjigjen e tij sepse nuk është e duhur, sepse të gjitha jetët kanë vlerë njëjtë dhe ne i mbrojmë ato”.
Artikuj të ngjashëm
-
Macroni thotë se civilët dhe gazetarët duhet të mbrohen
-
Macron: Nëse situata në Gazë s’përmirësohet, qëndrimi ndaj Izraelit duhet të ashpërsohet
-
Macron: Qëllimi i Izraelit për ta shkatërruar plotësisht Hamasin do të thotë 10 vjet luftë
-
Macroni i bën thirrje Izraelit të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza
-
Macron hap konferencën e ndihmës në Gaza me apel ndaj Izraelit që t’i mbrojë civilët