Paris, 5 mars – Presidenti francez, Emmanuel Macron shpreson në ngritjen e një “Këshilli të Sigurimit” europian të lidhur me Britaninë e Madhe, për të përgatitur vendimet e përbashkëta të Bashkimit Europian në çështjet e mbrojtjes, theksoi ai në një artikull të publikuar nga shumë medie europiane.
Për Macron, “BE-ja duhet të pajiset me një traktat të mbrojtjes dhe sigurisë që do të përcaktojë detyrimet e vendeve të BE-së, në linjë me NATO-n dhe aleatët europianë të BE-së”, raporton AFP.
Detyrime që sipas Macron janë “rritja e shpenzimeve ushtarake, klauzola e mbrojtjes së ndërsjellë e bërë operacionale, Këshilli i Sigurimit europian bashkuar me Britaninë e Madhe”.
Artikuj të ngjashëm
-
Macroni i bën thirrje Evropës ta reduktojë varësinë nga SHBA-ja
-
Macron i kërkon Trumpit të sqarojë qëndrimin e tij ndaj BE-së
-
Macroni në takim me Trumpin shpalos sërish idenë e Ushtrisë Evropiane
-
KE mbështet idenë e Macronit për ushtri të përbashkët europiane
-
Macron kërkon “ushtri të njëmendtë evropiane” në mbrojtje nga Rusia e SHBA-ja