Presidenti francez, Emmanuel Macron, i kërkoi sot homologut turk, Recep Tayyip Erdogan, lirimin e menjëhershëm të gazetarit francez Loup Bureau, i burgosur në Turqi që prej 26 korrikut dhe kthimin e tij në Francë, njofton presidenca franceze në një deklaratë për shtyp.
“Kreu i shtetit francez, i cili zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin tuk, i kërkoi atij, përveç përmirësimit të kushteve të burgut, kërkesë e plotësuar tashmë, lirimin e shpejtë dhe kthimin e tij në Francë. Të dy presidentët ranë dakord që të vazhdonin kontaktet edhe në nivel ministror për gjetjen sa më shpejt të një zgjidhjeje pozitive”, saktëson deklarata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti Macron i ka telefonuar për herë të parë homologut turk në mes të gushtit për t’i kërkuar të ndërhynte.
Gazetari Loup Bureau, 27 vjeç, i cili bashkëpunon edhe me kanalet televizive TV5 Monde, Arte dhe faqen e internetit Slate, ndodhet në paraburgim i dyshuar për përkatësi në një organizatë të armatosur terroriste. Ai është arrestuar më 26 korrik në kufirin mes Irakut dhe Turqisë, pasi i janë gjetur foto ku ai ka dalë me luftëtarë sirianë kurdë të lëvizjes YPG, e konsideruar nga Ankaraja si një organizatë terroriste.