Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas deklaroi sot se vendi i tij nuk do të përfshihet në misionin e drejtuar nga SHBA-ja në Ngushticën e Hormuz.
“Qeveria gjermane nuk do të marrë pjesë në misionin detar të paraqitur dhe planifikuar nga SHBA-ja”, tha Maas në Varshavë, shkruan ATSH.
Përfaqësuesit ushtarakë të Britanisë së Madhe dhe SHBA, janë mbledhur sot në Bahrein për të diskutuar mundësinë e krijimit të një misioni ndërkombëtar për mbrojtjen e transporteve në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, disa nga vendet që kanë shprehur interes për këtë nismë janë Danimarka, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Suedia.
Artikuj të ngjashëm
-
Macroni e Starmeri organizojnë samit ndërkombëtar për rihapjen e Hormuzit
-
NATO-ja refuzon të përfshihet në bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
-
Britania refuzon t’i bashkohet bllokadës së Trumpit ndaj Iranit në Ngushticën e Hormuzit
-
Franca s’do të marrë pjesë në zhbllokimin e Hormuzit, thotë Macroni
-
BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit