Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Maas: Evropa nuk do të gjunjëzohet përballë kërcënimeve nga Trump

Bashkimi Europian nuk do të mposhtet nga kërcënimet e presidentit amerikan, Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore, theksoi kreu i diplomacisë gjermane, Heiko Maas një ditë para bisedimeve amerikano-europiane për shmangien e një lufte tregtare.

“Europa nuk do të lejojë të jetë e kërcënuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Sepse, nëse ne e lejojmë një herë këtë, atëherë do të përballemi me këtë lloj sjelljeje më shpesh”, theksoi Heiko Maas në një postim në Twitter.

“Askush nuk ka interes për taksa doganore, sepse në fund të gjithë do të jenë humbës”, nënvizoi ai, ndërkohë që Gjermania dhe sufiçiti i saj tregtar kanë qenë shpesh shënjestër e kritikave amerikane.