Partia Punëtore e Brazilit (PT) zyrtarisht ka kandiduar ish-presidentin Luiz Inaci Lula da Silva, i cili ndodhet në burg, për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti.
Rreth 10 mijë brazilianë kanë dalë në rrugë dhe kanë ecur deri te ndërtesa e Gjykatës së Lartë Zgjedhore (TSE) për të mbështetur kandidaturën e ish-presidentit.
Me maska në fytyrë ata kërkuan lirimin e ish-presidentit brazilian. Prokuroria kërkoi nga TSE të mos pranojnë kandidaturën e tij.
Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, u dënua me burgim 12 vjet e 1 muaj për korrupsion.
Lula da Silva ka hedhur poshtë akuzat me të cilat ngarkohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata Supreme urdhëron burgosjen e ish-presidentit brazilian
-
Lula betohet si president i Brazilit
-
Lula rikthehet në pushtet, zgjidhet president i Brazilit
-
Ish-presidenti i burgosur i Brazilit mund të lirohet nga paraburgimi
-
Ish-presidenti brazilian lirohet nga burgu për të marrë pjesë në varrimin e nipit