Luksemburgu ka nisur testimet në masë për COVID-19 këtë javë me synim për të testuar gjithë popullatën sa më shpejt të jetë e mundur, për të evituar një valë të dytë të infeksionit, pas zbutjes së masave kufizuese. Luksemburgu ka rreth 600 mijë banorë.
Testet diagnostike janë në bazë vullnetare, ku do të rritet numri nga 1500 teste në ditë në deri 20 mijë muajin e ardhshëm. Synimi është të testohen të gjithë dhe në disa raste të testohen disa herë.
Ulf Hehrbass, shef-ekzekutiv i Institutit të Shëndetësisë në Luksemburg dhe zëdhënës i Task-Forcës COVID-19, ka thënë se është me rëndësi të kontrollohet nëse sistemi i teknologjisë është në gjendje të përballojë këtë ngarkesë.
“Sigurisht se është e qartë se çdo gjë duhet të kontrollohet së pari dhe kjo do të ndodhë në ditët në vijim me kapacitet rreth 1500 testime në ditë. Kjo është e mjaftueshme për të parë nëse sistemi i tekonoligjisë është stabil”, ka thënë Nehrbass.
Ai ka thënë se më tepër laboratorë janë shtuar në këtë projekt. Rezultatet pozitive do të kontrollohen sërish për verifikim.
Edhe
Interesim i madh i qytetarëve për testim
Testimet në masë kanë synim izolimin e personave pa simptome me COVID-19, për të parandaluar përhapjen e virusit. Nehrbass llogaritë se rreth 1500 persona në Luksemburg janë pa simptome.
Luksemburgu planifikon të rrisë 17 stacione për të testuar qytetarët dhe po ashtu udhëtarët ndërkufitarë nga Belgjika, Gjermania e Franca. Shteti, që ka regjistruar 109 të vdekur nga COVID-19 dhe 3958 raste të konfirmuara, nuk ka vendosur ndonjë kontroll kufitar në lidhje me sëmundjen.