Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë se do të pensionohet në momentin kur nuk ndien më se e ka përkrahjen e popullatës.
“Në momentin kur ndiej se shumica e bjellorusëve nuk e përkrahin Lukashenkon në aspektin ligjor, atëherë e ardhmja e Lukashenkos do të vendoset brenda 24 orëve”, ka thënë ai në një intervistë në kanalin e YouTube, “Solovyov Live”.
Presidenti bjellorus po ashtu ka thënë se është i gatshëm të largohet nga zyra nëse situata në shtetin e tij normalizohet. E i pyetur se sa gjatë planifikon të qëndrojë në pushtet, Lukashenko ka thënë se “përgjithmonë nëse shpërthen ndonjë luftë apo ndonjë situatë si ajo pas zgjedhjeve të vitit të kaluar”.
Artikuj të ngjashëm
-
Lukashenko njofton për arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-në
-
Zelensky shpreh gatishmërinë të largohet nga posti sapo të përfundojë lufta
-
Lukashenko për herë të shtatë në krye të Bjellorusisë: Gjysma e botës ëndërron diktaturën tonë
-
Lukashenko fiton mandatin e 7-të në krye të Bjellorusisë me 87% të votave
-
Bjellorusia mban zgjedhjet për t’ia zgjatur mandatin Aleksandër Lukashenkos