Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Luftimet i zhvendosin qindra familja afgane

58-vjeçarja Bibi Ruqia, nënë e gjashtë fëmijëve, nuk kishte kohë as t’i merrte këpucët gjatë ikjes. Luftëtarët talebanë tashmë kanë marrë kontrollin e shumicës së krahinës veriore të Afganistanit, Kunduz një ditë më parë, dhe kanë marrë kontrollin edhe të një kryeqyteti tjetër fqinj pas një muaj rrethimi

Të kurthuar në luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe militantëve talebanë, qindra familje janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre. Forcat talebane kanë marrë kontrolli e Talokanit, kryeqendër e krahinës Takar, që shtrihet afër Kunduzit.

Qyteti ka rreth 200 mijë banorë dhe rëndësi të madhe strategjike për avancimin e talebanëve në mbarë vendin. Qindra familje kanë treguar për tmerret e përjetuar si pasojë e luftimeve të forcave qeveritare kundër grupit islamik që ishte rrëzuar nga pushteti më 2001 pas ndërhyrjes amerikane dhe aleatëve perëndimorë. Por afganët e pafajshëm druajnë se në vend do të kthehet terrori taleban pas tërheqjes së trupave amerikane.

58-vjeçarja Bibi Ruqia, nënë e gjashtë fëmijëve, nuk kishte kohë as t’i merrte këpucët gjatë ikjes.

Luftëtarët talebanë tashmë kanë marrë kontrollin e shumicës së krahinës veriore të Afganistanit, Kunduz një ditë më parë, dhe kanë marrë kontrollin edhe të një kryeqyteti tjetër fqinj pas një muaj rrethimi.

Marshimet ishin të fundit në serinë e goditjeve vendimtare kundër forcave qeveritare, derisa trupat amerikane po kompletojnë tërheqjen nga vendi pas më shumë se dy dekadash në Afgansitan.

54-vjeçarja Malika Bano, nënë e pesë fëmijëve, ia ka dhënë një shoferi vathët e vajzës së kunatit si pagesë për t’i larguar nga vendi. Familja tashmë ndodhet në kryeqytetin Kabul.

Talebanët kishin paralajmëruar ofensivë masive në verë pas intensifikimit të tërheqjes së trupave aleate. Aktivistët e të drejtave të njeriut, sidomos ata afganë, druajnë se vendi do të bjerë në duar të talebanëve, për shkak të pafuqisë së forcave afgane të sigurisë për ta ruajtur rendin dhe ligjin në vend.

Me sulmet talebane në ngritje, Qeveria afgane po mundohet të hakmerret nëpërmjet bombardimeve ajrore, me ndihmën e forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Luftimet e fundit kanë ngritur shqetësimin se civilët do ta pësojnë pa asnjë faj.

Artikuj të ngjashëm