Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Luftë për Ishullin e Dragoit

Dragonjtë komodo, të njohur për dhëmbët e mprehtë dhe kafshimin helmues, janë autoktonë vetëm në një kënd të vogël të globit.

Dhe turistët kanë vërshuar vendin për t’i parë, dhe filmat horror janë frymëzuar prej tyre. Banorët lokalë besojnë se ata janë fizikisht dhe shpirtërisht të lidhur me ta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por kjo lidhje ndërmjet njeriut dhe kësaj gjalle shtazore mund të ndryshojë shumë shpejt.

Të drejtat e kafshëve

Autoritetet në Indonezi duan që Ishullin Komodo t’ua kthejnë dragonjve. Ata duan që ta ndalojnë turizmin masiv në këtë pjesë, dhe t’i dëbojnë banorët që jetonin bashkë me këto gjallesa për gjenerata të tëra.

“Ka emrin Ishulli Komodo, kështu që është për Komodo e jo për krijesat njerëzore. Nuk do të ketë të drejta të njeriut këtu, por bëhet fjalë për të drejta të kafshëve”, ka deklaruar guvernatori i rajonit, Viktor Bungtilu Laiskodat.

Image

Ai dëshiron që zona e mbrojtur nga Trashëgimia Botërore e UNESCO-s të mbyllet në vitin 2020, dhe pastaj të kthehet në një vend më ekskluziv vetëm për një grusht vizitorësh të pasur. Dhe ai dëshiron që banorët ishullorë të largohen njëherë e përgjithmonë nga ishulli.

Edhe Njerëzit kundër majmunëve: Beteja e Azuminos për bashkëjetesë me natyrën Botë 8 muaj më parë Njerëzit kundër majmunëve: Beteja e Azuminos për bashkëjetesë me natyrën

Ministria indoneziane e Mjedisit dhe Pyjeve në Xhakartë, e cila menaxhon këtë park kombëtar, po rishikon tani propozimin e dorëzuar nga zyra e guvernatorit.

Dragonjtë padyshim se kanë më shumë vizitorë sesa eksploruesit evropianë që e kishin vizituar për herë të parë ishullin në fillim të shekullit njëzet. Ka rreth 176 mijë vizitorë në Parkun Kombëtar Komodo në vit, tregojnë të dhënat e fundit të autoriteteve qendrore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)