Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Luftanija amerikane amfibe në manovra me trupat finlandeze e suedeze

USS Kearsarge është anija e parë luftarake amfibe e marinës amerikane gjatë të paktën 20 vjetëve që merr pjesë në stërvitjet ndërkombëtare në Detin Baltik. USS Kearsarge është flamurtare e Forcës së 22-të të Ekspeditës Detare dhe është një nga anijet më të mëdha të marinës amerikane.

Misioni i saj në Detin Baltik është të promovojë sigurinë në rajonin e detit. Stërvitjet janë zhvilluar në mes të tensioneve në zonë pas pushtimit rus të Ukrainës. Me disa anije të tjera të marinës amerikane, ajo është trajnuar prej muajsh me ushtritë e Suedisë dhe Finlandës.

Vendet nordike filluan rrugën e tyre drejt anëtarësimit në aleancën ushtarake të NATO-s pas veprimeve pushtuese të Rusisë. Moska ka paralajmëruar vazhdimisht Helsinkin dhe Stokholmin kundër anëtarësimit në NATO dhe ka paralajmëruar për masa hakmarrëse nëse e kompletojnë anëtarësimin.