Në vitet e fundit, një brez i ri princash kanë ardhur në majën e pushtetit në monarkitë me pasurinë më të madhe të fituar nga prodhimi i naftës: Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Përderisa pararendësit e tyre kishin ruajtur marrëdhëniet miqësore ndërmjet tri shteteve, princat e sotëm janë kthyer në rivalë të hasmëruar, duke u matur se cili po fiton kundër tjetrit në ngjarje sportive e kulturore, raporton France24, përcjell Koha.net. Dhe rivaliteti i tyre i madh mund ta kërcënojë rajonin tashmë të destabilizuar për vite me radhë.
Rajoni i Lindjes së Mesme po kalon nëpër konflikte dhe trazira të njëpasnjëshme dekadën e fundit, sidomos pas Pranverës Arabe që nisi më 2011 në Tunizi për të vazhduar pastaj në vendet e tjera të rajonit të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme.
Ndërmjet viteve 2013 dhe 2015, këta princa nisën të qeverisnin monarkitë e Gjirit: Tamin Al-Thani në Katar, Mohammed Bin Salman në Arabinë Saudite dhe Mohammed Bin Zayed në Abu Dabi. Sunduesit, të cilët hyjnë në kategorinë e njerëzve më të pasur dhe më të fuqishëm në botë, menjëherë imponuan stile më të dhunshme të sundimit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
SHBA-ja dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje historike nukleare
-
Trumpi autorizon marrëveshjen që i lejon Arabisë Saudite të pasurojë uranium
-
AP: Trumpi miraton marrëveshjen bërthamore që mund t'i lejojë Arabisë Saudite të pasurojë uranium
-
Pse paratë nuk sollën suksesin në Botëror për Arabinë e Katarin?
-
Arabët e kërkojnë rastin ndaj Uruguait