Botë

Lufta bërthamore do të vriste 5 miliardë njerëz përmes urisë

infografika nuclear berthamore

Më shumë se 5 miliardë njerëz do të vdisnin urie nëse do të ndodhte një luftë bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë, thotë studimi i ri.

Një studim i ri i Rutgers University në New Jersey, i publikuar në revistën Nature Food, tregon se çfarë do të ndodhte nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj do të futeshin në një luftë të përgjithshme bërthamore me Rusinë.

Raporti hipotetizon që më shumë se 150 milionë tonelata të blozës do të gjeneroheshin si rezultat i stuhive të zjarrit të shkaktuara nga detonimet e bombave bërthamore – SHBA-ja dhe Rusia posedojnë 90% të të gjithë arsenalit bërthamor global.

Ngritja stratosferike e blozës bllokuese të Diellit do të shkatërronte klimën e Tokës – duke krijuar një dimër nuklear – dhe duke kufizuar tepër shumë prodhimin tokësor dhe ujor të ushqimit për shumë vite me radhe.

Autorët vlerësojnë që numri i fataliteteve direkte do të ishte 360 milionë njerëz, ndërsa më shumë se 5 miliardë të tjerë pritet që të zhduken nga uria dy vite më vonë pasi që të shteren të gjitha rezervat ushqimore dhe të marrë fund tregtia globale.

Paralajmërimi vjen pasi që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, së fundi teksa ka përmendur Lindjen e Mesme, Korenë Veriore dhe invadimin rus në Ukrainë ka thënë që “njerëzimi është vetëm një keqkuptim, një llogaritje të gabuar, larg asgjësimi bërthamor”.

infografika nuclear berthamore


Burimet:
Nuclear war would cause global famine (Sky News)
Billions would die of hunger after nuclear war (UPI)
Global food disruption from nuclear war soot injection (Nature Food)
Nuclear war would cause a global famine (Rutgers University)