Qeveria britanike ka rritur nivelin e kërcënimit për anijet britanike që udhëtojnë në zonën e Gjirit për shkak të frikës së ekspozimit të tyre ndaj sulmeve nga Irani.
Qeveria ka rritur nivelin e kërcënimit në atë më kritik, duke paralajmëruar rreth 30 anijet tregtare britanike të cilat kalojnë në zonën e Gjirit çdo ditë që të qëndrojnë larg ujërave iraniane.
Të mërkurën, një anije luftarake britanike parandaloi tre anije të marinës iraniane në përpjekjen e tyre për të penguar rrugën e një naftëmbajtëseje britanike që dilte nga Gjiri.
Qeveria britanike e akuzoi Iranin për shkeljen e ligjit ndërkombëtar pasi naftëmbajtësja nuk ishte në ujërat iraniane.
Anija luftarake britanike HMS Montrose dhe tre anije më të vogla operojnë në zonën e Gjirit, por nuk kanë kapacitet për të përcjellë të gjitha anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Zyrtarët e mbrojtjes po shqyrtojnë mundësinë nëse do të stacionojnë më shumë anije luftarake për të siguruar anijet britanike./Atsh/
-
Londra dërgon një luftanije të dytë në zonën e Gjirit
-
Incident detar me Iranin, përfshihet një anije britanike në gjirin e Hormuzit
-
Irani paralajmëron shpalljen e një zone të re të kufizuar në Gjirin Persik
-
Irani kërcënon të mbyllë më shumë rrugë detare
-
Irani sulmon vendet e Gjirit pas sulmeve të reja të SHBA-së