Më 7 nëntor 1983, rreth 100 oficerë të lartë ushtarakë u mblodhën në selinë e NATO-s në Bruksel për ta “zhvilluar” Luftën e Tretë Botërore. Simulimi vjetor, i njohur si “Shigjetari i shkathtë”, ndodhi në fund të një manovre konvencionale të përmasave të mëdha - “Mësymja e Vjeshtës” - në të cilën morën pjesë me dhjetëra e mijëra trupa të NATO-s nga mbarë Evropa Perëndimore.
“Shigjetari i shkathtë 83” ishte mbajtur në kohën e tensioneve të thelluara të Luftës së Ftohtë. Marrëdhëniet midis vendeve të Paktit të Varshavës dhe atyre të rreshtuara për krah NATO-s qëndronin më keq se kurrë më parë, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.
Në fillim të atij viti, presidenti amerikan, Ronald Reagan, e kishte cilësuar Bashkimin Sovjetik si një “perandori e ligë”. Dhe në shtator, pilotët sovjetikë e qëlluan një aeroplan korean të linjës “Korean Airlines 747”, duke i lënë të vdekur të gjithë 269 personat në bord.
Në ndërkohë, të dyja anët e Perdes së Hekurt ishin në proces të zhvillimit të armëve bërthamore me rreze të shkurtra veprimi – përfshirë raketat me bazë në “Greenham Common” të Anglisë Jugore – të afta që t’i godasin caqet vetëm pesë minuta pas lansimit. Bota po përballej me një luftë që mund të shpërthente në çdo moment.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E diela me Koha Ditore”)
-
12 shtete planifikojnë 50 miliardë dollarë raketa për të mbrojtur Evropën
-
Zelensky u kërkon aleatëve të NATO-s më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore
-
“S’kisha parë njerëz të buzëqeshur derisa mbërrita në Mbretërinë e Bashkuar”
-
Shefi i Pentagonit njofton një rishikim 6-mujor të forcave amerikane në Evropë
- Efikasiteti i NATO-s në Kosovë nuk varet nga numrat