Autoritetet ruse kanë lënë të lirë zërin më të fuqishëm opozitar, Aleksei Navalni. 41-vjeçari u ndalua nga policia të dielën për shkak të organizimeve të paautorizuara në gjithë vendin.
Protestat paqësore u thirrën nga Navalni për të kundërshtuar zgjedhjet presidenciale, të cilat ai I konsideron si farsë. Gjatë fjalës së tij në manifestim, lideri opozitar u bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë votimin me 18 mars.
Komisioni Zgjedhor i Rusisë bllokoi kandidimin e Navalnit pasi në të kaluarën është dënuar për përvetësim fondesh publike. Megjithatë, ai vetë pretendon se dënimi është thjesht politik.
Ndërkohë, gjatë së dielës në 115 qytete të ndryshme u zhvilluan manifestime kundër zgjedhjeve presidenciale, transmeton abcnews. Në këto protesta u ndaluan mbi 250 persona në gjithë vendin.
-
I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar
-
Kritikët e Rusisë thonë se kritiku Sokurovi s’është mjaftueshëm kritik
-
Armenët votojnë nën presionin rus që synon ta parandalojë zhvendosjen e vendit drejt Perëndimit
-
Putini “nuk sheh arsye” për ta takuar Zelenskyn
-
Zelensky thotë se Evropa duhet të zgjedhë negociator për bisedime të mundshme me Rusinë