Dy pengje tjera janë liruar nga Hamasi të hënën, është bërë e ditur nga BBC.
Një zyrtar qeveritar i Izraelit ka bërë të ditur se janë liruar izraelitët Nurit Cooper dhe Yocheved Lifshitz.
Edhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka bërë të ditur se ka ndihmuar në lirimin e dy pengjeve tjera nga Hamasi dhe i ka larguar ata nga Gaza në mbrëmje. Më herët ishin liruar edhe dy shtetas amerikanë Judit e Natalie Raanan.
Izraeli pretendon se Hamasi mban në Gaza mbi 200 pengje të cilët i ka kapuar në sulmin e 7 tetorit.
Artikuj të ngjashëm